eventsoja logo
Fedde Le Grand / Folie Terrace / Something Real World Tour

Fedde Le Grand / Folie Terrace / Something Real World Tour

When: January 26, 2017, 11:30 pm
Venue: Folie Terrace
Address: Rruga Murat Toptani Tirana , Albania (map)
Organizer: Folie Terrace (Facebook)
Folie Terrace vazhdon të surprizojë publikun vendas duke ftuar DJ të cilët jovetëm janë më të vlerësuarit e momentit, por edhe kanë shkruar historinë e muzikës House, Clubeve dhe Festivaleve më të mëdha botërore duke bërë përvete miliona fansa.

Bëhuni gati për të ngritur duart lart! Pas Axwell, Sunnery James & Ryan Marciano dhe Mark Knight, emri i rradhës i cili do i ngjitet skenës së club-it më të madh në Shqipëri, është pikërisht Fedde Le Grand.

Fedde Le Grand, DJ dhe producenti i njohur hollandez ka qenë përgjatë gjithë karrierës së tij artist kryesues i skenave më të mëdha botërore si Coachella, Exit Festival, Tomorrowland, Global Gathering, Ministry of Sound, Ultra, Sensation etj, ku miliona fansa kanë brohoritur suksesin e tij.

Pavarësisht se ishte pikërisht hit-i “Put your hands up for Detroit” ai që i dhuroi famë globale duke e cilesuar si Dj-n që shpëtoi muzikën House për t’i dhënë kësaj të fundit një frymë të re. Shumë këngë të njohura tashmë mbajnë emrin e Fedde Le Grand.

Produksionet e tij dhe bashkëpunimet me Coldplay, Madonna, will.i.am, Robbie Williams, Everything But The Girl, Fatboy Slim, Shakira, Rihanna etj, e kanë ngjitur Fedde Le Grand në kryesinë e të gjitha klasifikimeve muzikore botërore për më shumë se një dekadë.

Pavarësisht suksesit internacional, Fedde Le Grand shprehet se synimi i tij është thjesht të luajë muzikë të mirë për audiencen që e dashuron ritmin po aq sa ai, dhe këtë audience sigurisht që do e gjejë edhe në Tiranë, në eventin e datës 26 Janar, i cili do të jetë zanafilla e një tjetër viti plot emra të njohur botërisht në Folie Terrace.

Në bashkëpunim me agjensitë ENTER-Events & Entertainment dhe Rave Travel, biletat do jenë të disponueshme për të gjithë fansat e Fedde Le Grand në rajon, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal te Zi etj.

Tashmë Fedde Le Grand do i bejë të gjithë te ngrenë duart lart për Tiranën,

and to LOVE THIS CITY!

Other events in Tirana

Tirana January 28, 2017, 4:30 am
Tirana January 26, 2017, 8:30 pm
More events in Tirana