eventsoja logo
E vërteta e Marias - Premiere

E vërteta e Marias - Premiere

When: January 14, 2017, 7:00 pm
Venue: Teatri Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli"
Address: Rruga Murat Toptani Tirana , Albania (map)
Organizer: Teatri Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" (Facebook)
Autor : Lisandri Kola
Regjisor: Besfort Idrizi
Skenografia: Beqo Nanaj
Kostumografia: Sofi Kara
Koreografia: Gjergj Prevazi
Muzika: Eduard Hallulli
Me aktorët: Ermira Gjata, Florian Agalliu, Gjergj Mena dhe Akrioma Saliu

Drama "E vërteta e Marias" fokusohet në problematika moderne të një shoqërie në tranzicion. Ajo vë në qendër tre personazhe: Lukën, Mateun dhe Zonjën e shtëpisë, përmes një konflikti të hershëm mes dy miqve (Lukës dhe Mateut) që e rimarrin këtë konflikt për ta rindezur, dinamizuar sërish në shtëpinë e Zonjës, e cila në fund është Maria. Autori lë pezull pikëpyetjen: a është e njëjta Maria? Me qëllim që t'i provokojë spektatorit ndjesi, dhe mëdyshje substanciale. Në momentin e shfaqjes së Zonjës si Maria, gërshetohen dy historitë, ajo e Lukës dhe e Matuet me të sajën, ku secili komunikon ngjarjet e veta, që duket se koincidojnë në rrjedhën e veprimit dramatik.
Drama, në mënyrë të drejtpërdrejtë, flet për tre personazhe të cilët janë të futur në një kurth nga e kaluara e tyre, prej ku nuk dalin dot pa u përballë më të dhe pa i rishqyrtuar të gjitha veprat e tyre me sinqeritetin më të madh. Kjo ndodh me dy shokë të cilët para disa viteve, gjatë studimit të tyre kanë bërë një sherr, për këtë arsye edhe janë ndarë dhe nuk janë takuar më, duke jetuar një jetë të izoluar nga njëri tjetri dhe të zënë peng nga kujtimet e tyre. E njëjta ndodh edhe me personazhin e tretë, që është zonja e një shtëpie, që këta e marrin me qera dhe ku arrijnë t'ia zbulojnë të fshehtat më të thella njeri tjetrit, duke e implikuar edhe zonjën në të kaluaren e tyre dhe duke ia hapur edhe asaj varret e së kaluarës.
Pjesa na fton të rikonsiderojmë tema dhe fenomene sociale, që janë prezente pothuajse tash tri dekada në jetën shqiptare, në kahjen e marrjes së përgjegjësive individuale e kolektive e sigurisht dhe institucionale.

Other events in Tirana

Tirana February 24, 2017, 8:00 pm
Tirana March 18, 2017, 6:00 am
More events in Tirana

More events in Albania

Tirana January 13, 2017, 1:30 pm
Jagodina January 13, 2017, 10:00 pm
Koman January 15, 2017, 8:00 am

Events in Albania by city

Find events in Albania major cities like: Tirana - Elbasan - Durrës - Durrësi - Shkodër - Vlorë - Kamëz - Korçë - Dures - Lushnjë - Pogradec - Jagodina - Berati - Shkodra - Durazzo - All cities